Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli thotë se insistimi që VV duhet të bëjë koalicion me PDK-në vjen nga partitë që ishin vet në koalicion me këtë parti.
Pacolli thotë se insistimi vjen edhe nga persona të afërt me PDK-në apo pushtetin e vjetër.
Ajo konsideron se koaliconin mes VV-së dhe PDK-së e flasin personat që janë kundër VV-së.
Ky është postimi i saj i plotë:
Është interesant se si gjithmonë ka një këmbëngulje në medie se një koalicion në mes LVV-së dhe PDK-së do të ndodhë ose duhet të ndodhë.
Është edhe me interesant që ky insistim ekskluzivisht vjen ose nga anëtarë të partive tjera, të cilat të gjitha në një pikë apo tjetër kanë qenë vet në koalicion më PDK-në ndonëse zotoheshin ndryshe, ose nga individë të cilët janë të afërt më PDK-në apo me pushtetin e vjetër, ose nga të tjerët të cilët thjesht janë kundër LVV-së dhe i frikësohen ndryshimit të mirë.
Pavarësisht se çfarë themi e bëjmë, ata vazhdojnë, e madje më shumë tani që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve dhe sa më shumë që Lëvizja jonë po rritet. Apo ndoshta nuk është edhe aq interesant ?.
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...