Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gjylameti, e cila është edhe anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, ka deklaruar se pas marrjes së detyrës së re së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të angazhohen për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE, përcjell Arbresh.info
“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë! Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar Gjylameti në Facebook.
“Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në KiE.”, shprehet deputetja Gjylameti./Arbresh.info
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova