Arbresha Krasniqi, deputete e NISMA-s, ka thënë se skenat e befasishme dhe të lodhshme nuk janë parë vetëm të dielën në Kuvendin e Kosovës, por ato po zgjasin tash e gjashtë muaj.
“Është më shumë se gjashtë muaj kjo gjendje që ne e shohim në Kuvendin e Kosovës dhe që në fakt është e padëshirueshme, diçka që është bërë e tepërt dhe nuk është e çuditshme çfarëdo që ndodh tani më brenda Kuvendit. Për mua nuk është e çuditshme… një situatë e tillë është e dhimbshme dhe e papranueshme”, ka thënë ajo në emisionin Five në RTV Dukagjini.
Ajo ka theksuar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e përshkallëzuar, pra fituesi ka përgjegjësinë më të madhe.
Deputetja Krasniqi ka thënë se për VV-në duhet të jetë shqetësuese pse dikush nuk është me ta, pra “pse nuk po mundet me i pas 61 vota”.
“Dhe e dyta që është shqetësim… është pse nuk është në kërkim serioz për t’i bërë numrat apo për ta bërë edhe deputetin e 61, për t’i dhënë Kuvendit kryeparlamentarin dhe njëkohësisht edhe për të pasur qeverinë”, ka thënë ajo.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...