Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Labinotë Demi-Murtezi ka thënë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi e ka ofenduar fenë e tij me shpërndarjen e një artikulli që tregon arsyen e vrasjes makabre të një profesori në Francë, i cili u tregoi nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.
Pse ti duhesh ta ofendosh fenë tënde?”, tha Demi-Murtezi në Frontal të T7, kur u pyet në lidhje me një veprim të ambasadorit Qëndrim Gashi, që dikur kishte mundësuar thirrjen e ezanit në Kishën e Parisit.
Ajo tutje ka thënë se nuk ka fotografi të Profetit Muhamed.
“Nuk ka asnjë fotografi të Profetit Muhamed. Ka përshkrim për të. Po të kishte, ndoshta do ta posedonim secili”, ka pohuar Demi-Murtezi.
Si arsye për mosshfaqjen e Profetit Muhamed as në filmat për të, ajo ka thënë se nëse kjo do të bëhej, atëherë dikush që do të ngjante me personazhin, do të paraqitej sikur profeti. /GazetaExpress/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...