Partinë e re që do ta themelojë Grupi i Pavarur i Deputetëve, me shumë gjasë do ta udhëheq Shpend Ahmeti, kryetar aktual i Prishtinës.
Se Ahmeti do të jetë në krye të Partisë së re, e tha në IMAZH të RTK-së, deputetja e këtij grupi Besa Baftiu.
“ Është e vertetë që mbizotëron bindja që Shpend Ahmeti, mund ta udhëheq partinë. Të gjithë besojmë që Shpendi mund të jetë i suksesshëm në krye të paritsë siç ishte dhe siç është në krye të Prishtinës”, deklaroi Baftiu.
Ajo theksoi se Shpend Ahmeti së shpëjti do të bëhet pjesë e partisë së re, dhe do të jap kontributin e tij. Deputetja Baftiu u shpreh e bindur se emri i partisë së re do të jetë Partia Socialdemokrate e Kosovës, dhe për këtë thuaja se gati është arritur marrëveshja me Kaqusha Jasharin.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës