Deputetja e AAK-së për Kurtin: Kjo është përtej hakmarrjes

17:20 | 28 Mars 2020

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinikës Universitare të Kosovës.

Ajo ka thënë se ‘shkarkimi i qeverisë s’po bëjka për shkak të pandemisë, e i këtij bordi po’.

Kadrijaj ka shtuar se mendimit anti-mjekësi të Kurtit i erdhi fundi.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Të shkarkohet bordi i shëndetësisë është gabim dhe kjo shkon përtej hakmarrjes.

Shkarkimi i Qeverisë s’po bojka për shkak të gjendjes me pandemi që ndodhemi tani, kurse bordin qe e ka barrën kryesore në këtë kohë po.

Shkurt e pate dhe këto lojra s’kanë me të ndihmu.

Mendimit tënd anti mjekësi, që i bllokove edhe rrogat me rritje për ta, besoj se i erdhi fundi.

 

Lajmet më të lexuara