Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka thënë për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.
“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, ka shkruar Kameberi./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”).
Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetë vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj.
Kosovë, Urime!
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...