Pas raportimeve për rritjen e borxheve të Kosovës në shifra dhe ritme shqetësuese, e për këtë deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka treguar arsyet se përse dhe kur duhet që shteti të marrë borxh.
Ai thotë se në të gjitha shtetet ku qeverisja e mirë është në radhë të parë, nuk ekziston precedent që shteti të marrë borxh për të financuar skema sociale.
“Nuk ka praktika të shteteve që kreditë të përdorën për skema sociale , atje ku ka qeverisje të mirë kuptohet”, tha Shala për Gazeta Metro.
Më tutje ai shpjegoi se në cilat raste duhet që një shtet të marrë borxh ndërkombëtarë.“Zakonisht kreditë shtetërore merren për investime kapitale, për projekte zhvillimore infrastrukturore, mjedisore, prodhimtari etj”, tha deputeti i PDK-së.
Më tutje Shala tregoi edhe për pasojat në raste kur shtetet marrin borxhe për të financuar skema sociale.
“Kredit që përfundojnë në skema sociale rrisin borxhin shtetërorë dhe nuk kanë produktivitet e as normë kthimi”, tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...