Deputeti 72 vjeçar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jahja Kokaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, posedon një pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 1 milionë euro, raporton arbresh.info.
Sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, Kokaj ka ne total 2 banesa, 2 shtëpi dhe një dyqan vlera totale e të cilëve është hiç më pak se 1 milionë e 165 mijë euro.
Ai po ashtu posedon një veturë Toyota, vlera e së cilës është 12 mijë euro, ndërkaq djali i tij mbi vete ka një veturë po të njëjtit model me vlerë prej 4 mijë e 500 euro.

Në të njëjtën kohë në llogaritë bankare të deputeti Kokaj gjenden hiç më pak se 87 mijë euro.

Nga ana tjetër ai ka raportuar edhe një të hyrë vjetore nga Universiteti i Kuwajt, e cila kalon shifrën e 100 mijë eurove./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?