Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit afaristi i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ku është diskutuar rritja e formave të bashkëpunimit biznesor, tregtarë dhe prodhues me fqinjin perëndimor.
Kelmendi, lajmin për takimin me kryeministrin e Malit të Zi, e ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se “takimi me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, për mbështetje të investimit në Qytetin e Bjellopoljes”.
“Interesim i madh që grupi ‘Elkos’ të zgjerohet me rrjetin e marketave ETC, në tërë territorin e Malit të Zi”, ka shkruar ai.
Kelmendi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës – pozitë e ka ushtruar gjatë mandatit të kaluar të ekzekutivit – ka zhvilluar takim me kreun e Mali të Zi, për çka gjatë asaj kohe është shquar për rolin e tij në politikat e zhvillimit ekonomik, respektivisht ‘Pakot Fiskale 1 dhe 2’.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...