Deputeti kanadez, Kyle Seeback, i martuar me një shqiptare nga Kosova, ka uruar qytetarët e Kosovës për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë, duke theksuar lidhjet e forta ndërmjet dy shteteve.
Në fjalimin e tij në parlamentin kanadez, Seeback u shpreh se ky jubile është për të diçka personale.
“Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë javën e ardhshme – dhe për mua, kjo është thellësisht personale. Kanada ka një miqësi të gjatë me Kosovën dhe jam krenar që jemi ndër të parat shtete që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe kemi kaluar një pjesë të muajit të mjaltit atje, ku e kemi shijuar ushqimin e jashtëzakonshëm dhe kam mësuar shumë për kulturën e tyre të pasur. Kosovarët janë shumë krenarë me vendin e tyre. Dhe kam një këshillë, nëse jeni në Kosovë, shkoni në Rahovec dhe pini makiato, kafja më e mirë që kam pirë në jetën time”, tha ai.
Seeback përmendi gjithashtu se djali i tij mban emrin William Kastritot Seeback, në nderim të heroit të shqiptarëve. “Për kosovarët këtu në Kanada dhe anembanë botës, urime Dita e Pavarësisë”, shtoi ai.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...