Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë akuza të rënda në drejtim të gjyqtarëve e partive politike, saktësisht ndaj PDK-së e LDK-së.
Sipas tij, ka orkestrim politik për arrestimin e ministrave të Vetëvendosjes, shkruan Arbresh.info.
“LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra.”, ka shkruar ai duke thënë se ky është skenari.
Postimi i plotë:
Nga konferenca e djeshme e PDK-së dhe LDK-së u kuptua qartë: ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë.
LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në.
Skenari i njohur:
LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra.
Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!
Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit./Arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos