Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka folur pas votimit të parim të Projektligjit për pagën minimale.
Humolli tha për Klan Kosova se u pa rezultati koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe.
Ai theksoi se do ta kundërshtojë fuqishëm.
Fatmir Humolli shtoi se nuk ka qenë anëtar Vetëvendosjes, vetëm ka garuar si kandidat i pavarur në listën e VV-së.
“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qenë kandidat i pavarur në listën e VV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”- tha Humolli.
Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin për pagën minimale.
Ky projektligj u kundërshtuar nga ana e veteranëve të luftës për shkak të përjashtimit nga ky projektligj.
Javën e kaluar Organizata e Veteranëve të Luftës protestoi para Kuvendit duke kundërshtuar miratimin e këtij projektligji.
Në ndërkohë OVL e UÇK-së ka paralajmëruar edhe protestë tjetër gjatë këtyre ditëve./arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...