Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka ofenduar rëndë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke e quajtur gomar dhe tradhtar.
Pas vendimit të tij për të emëruar Gent Cakajn në postimin e Ministrit të Jashtëm, Kurteshi ka thënë se është emëruar nga “gomari”.
Kurteshi, Hashim Thaçin e ka quajtur kriminel, ndërsa ka eskaluar duke e quajtur gazetarin Baton Haxhiun, kriminel dhe spiun të BIA-s.
Postimi i plotë i Kurteshit:
Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!
Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.
Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar.
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...