Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, është në mesin e shumë besimtarëve myslimanë që është nisur për Haxh.
Ai është nisur së bashku me vëllain e tij, Albin Rrahmani.
Kjo u bë e ditur nga bashkëpartiaku i tij, Visar Korenica.
Korenica e ka shpërndarë një fotografi nga Aerporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“Duke përcjell Emanin dhe Albinin në mesin e shumë haxhilerëve të cilët sot në orët e hershme të mëngjesit po udhëtojnë për të kryer Haxhin. U kthefshin të gjithë shëndosh e mirë me bekime më të mira të Zotit dhe me haxh të pranuar!” – tha Korenica./arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...