Sot në fshatin Shtruz të Prizren kanë filluar “Ditët e Shtruzës” ku disa intelektualë të këtij fshati të punësuar në vendet e ndryshme të diasporës dhe ata vendor bëjnë organizimin e këtyre ditëve me qëllim të përafrimit të banorëve, ekspozimit të artefakteve, ushqimit tradicional, dasmave struzhiane etj.
Aktivitete kanë filluar me nderim të lapidarit ne Struzhë.
I ftuar në ditët e Struzhës ishte edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Arber Rexhaj ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar banorët e Shtruzhës për mikpritjen që i kishin bërë.
Rexhaj ka thënë se Struzjkanët duhet ti t’i ruajtur traditat e tyre ashtu siç kanë bërë deri më tani
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë
“Sot u ftova dhe u nderova nga mikpritja shumë e ngrohtë e struzhjanëve të cilët për çdo vit mblidhen në fshatin e tyre, për nder të ditëve të Struzhës.
Sigurisht që struzhjanët, këtu dhe në diasporë kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Struzhjanët duhet të bëjnë çmos për t’i ruajtur traditat e tyre ashtu siç kanë bërë deri më tani” ka theën Rexhaj
Kujtojmë se Arber Rexhaj para se të bëhet deputet ishte asamblist në komunën e Prizrenit ai nga monitoruesit e kuvendit komunal është zgjedhur si asamblisti me aktiv për një legjislaturë/arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...