Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se dyshon në shëndetin mental të presidentit Thaçi.
“Unë personalisht kam filluar të dyshoj në shëndetin mental të Thaçit”, është shprehur Rexhaj.
Tutje, Rexhaj tha se kohëve të fundit, Thaci është bërë tejet agresiv dhe rrenës.
“Kohëve të fundit është bërë tejet agresiv dhe rrenc. Akuzat e tij ndaj kryeministrit, zv kryeministrit, ministres janë rrena”, ka thënë Rexhaj në emisionin “DPT “.
Pos Rexhajt, sonte ndaj tij kanw reaguar edhe zwvendws kryeministri i Qeversisw nw detyrw, Haki Abazi dhe ministrja nw detyrw e Drejtwsisw, Albulena Haxhiu.
Haki Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ofenduar rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”, ka shkruar Abazi.
Sonte gjithashtu ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se presidenti e ka humbur toruan dhe se do të ngritë padi ndaj tij.
“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda”, është shprehur Haxhiu.
Haxhiu pretendon se Thaçi tha se ministrja ka laborator droge
“Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge”, shkroi Haxhiu.
Ajo premtoi se nesër do ta pdis Thacin për shpifje.
“Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, premtoi Haxhiu.
Gjithashtu, ajo tha se edhe prokuroria duhet ta thërras për dëshmi presidentin pas deklaratave të tij.
“Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, përfundoi Haxhiu
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...