Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ani pse u pa duke hyrë në institucionin e Kuvendit të Kosovës, tha se nuk do marr pjesë në seancën e sotme të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se arsyeja pse nuk do jetë prezentë në seancë është fakti se nuk ka asnjë ndryshim.
“Kemi ardh ta shohim si është gjendja. Jo nuk do marr pjesë në seancë. Rutina është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episode po ndërrohen. Të njëjtit njerëz, nuk ka ndryshime”, tha Hasani.
I pyetur nga gazetarët se kur pritet të ndryshoj diçka nga kjo gjendje në të cilën gjenden institucionet, Hasani u përgjigj shkurt “ Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese është”./Arbresh.info /
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...