Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, duket se është lodhur nga seancat e njëpasnjëshme dhe pa suksese në Kuvendin e Kosovës.
Në një deklaratë për media para se të hynte në sallën e Kuvendit ku u mbajt seanca e 30-të me radhë për konstituminin e këtij institucioni ligjvënës, Hasani tha se kjo është hera e fundit që ai merr pjesë në këto seanca.
“Unë për herë të fundit sot vi. 30 herë. Në libër të Guinnessit jemi. Jo nuk do të vi më”, tha Hasani.
Ai po ashtu tha se zgjidhjen duhet ta ofrojë partia e parë.
“Nuk jemi armiq mes veti, jemi kundërshtarë politikë. Problemi është tek kryetarët e partive. Partia e parë problemi është se nuk po hapin mundësi. Nuk është me rëndësi cili është votimi i fshehtë apo i hapur, unë e kam qëndrimin tim. Ata duhet të hapin mundësi dhe ne të përgjigjemi. Ai (Kurti) duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, u shpreh Hasani para mediave./Arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...