Deputeti Mërgim Lushtaku, ka thënë se janë në pritje të vendimit për konfirmim ose refuzimin e aktakuzave nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Nuk përzihemi në çështjet e Drejtësisë. Jemi në pritje të vendimit. E shohim se cili do të jetë vendimi i tyre, nuk do të paragjykojmë. Në besojmë në pafajësinë e tyre, lufta ka qenë ë drejtë, e pastër, luftë për mbijetesë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Ai në Edicionin Special ka folur për iniciativën e 2018-ës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, por që në fund ka thënë kanë vendosur që të mos ndikojnë në punën e saj.
“Ka pasë një tendencë, por në fund jemi pajtuar që nuk do të ndalohet mandati i Speciales. Besojmë në pafajësinë e UÇK-së dhe qytetarët e dinë se Kosova ka qenë viktimë në luftën 1998-1999 dhe që Serbia ka qenë agresori. Partitë kosovare kanë mundur ta luajnë këtë rol dhe Serbia po viktimizohet”.
“Opsioni i ynë i vetëm është të punojmë për vendin. Do të mundohemi që ta mbajmë këtë ritëm”, ka shtuar ai duke theksuar se vet ka treguar mosbesim ndaj Gjykatës Speciale.
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...