Partitë në koalicionin qeverisës nuk e kanë ndërmend të rrëzojnë Qeverinë e Ramush Haradinajt. Kjo përgjigje e deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, vjen si një demant ndaj deklaratës së deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës. Kjo e fundit kishte thënë se vet PDK-ja ose Nisma do e rrëzojnë Haradinajn nga posti i kryeministrit.
Në një përgjigje për Indeksonline, Shala ka thënë se nuk e kanë ndërmend asnjëra nga partitë në koalicion që të bëjnë një hap të tillë.
Sipas tij, vet opozita nuk i ka numrat që ta rrëzojë Qeverinë, andaj tani bëjnë matematika dhe nxjerrin teori të pabazuara.
“Sidoqoftë ajo është një teori e dikujt në opozitë, por as që diskutohet rrëzimi i Qeverisë nga ana e këtyre dy subjekteve politike. A munden, munden, por nuk e kanë ndërmend. Ajo është veç teori e opozitës sepse as ata nuk i kanë numrat dhe mundohen me formu një teori. Ata janë në opozitë dhe ata duhet të shikojnë nëse janë të gatshëm të shkohet në zgjedhje, nëse s`janë të gatshëm duhet t`i lihet hapësirë Qeverisë që të punojë. Por, nëse janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe i kanë numrat, le të veprojnë dhe le ta rrëzojnë. Por nuk po i kanë numrat dhe po i bëjnë matematika”, ka thënë ai.
Tutje, Shala ka thënë se koalicioni është duke vazhduar punët, ndonëse në Parlament kanë vështirësi për shkak të numrave.
Deputeti i Nismës ka komentuar temën e zgjedhjeve, duke thënë se asnjëra nga partitë që pretendojnë pushtetin nuk janë në gjendje të ballafaqohen me çështjet që e presin Kosovën këtë vit.
“Nuk ka asnjë përçarje deri më sot brenda këtij koalicioni. Punët vazhdojnë … kemi pak vështirësi në Parlament për shkak të numrave që i kemi në mungesë por institucionet funksionojnë. Unë mendoj që nuk është koha për zgjedhje sepse vendin e presin disa sfida të cilat partitë që janë në opozitë ose partitë që pretendojnë me e marrë pushtetin, nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me këto sfida të vendit që i presin këtë vit. Por as vendi nuk është i gatshëm që të shkohet në zgjedhje në këtë kohë”, ka thënë ai për Indeksonline.
Ndryshe, viti 2018 pritet të jetë definitiv për dialogun Kosovë-Serbi i cili pritet të hyjë në fazën përfundimtare. Në anën tjetër, Kosova pritet ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe për të cilin është formuar edhe Ekipi Menaxherial për krijimin e statutit të AKS-së. Po ashtu, shteti pritet të bëhet edhe me Ushtri, meqë Forca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Epilog pritet t`i jepet edhe çështjes së liberalizimit të vizave. Kuvendi i Kosovës më 21 mars ka ratifikuar marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si kusht kryesor për liberalizim.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...