Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë.
Shala në “Debat Plus” ka thënë se ai nuk është konsultuar kur janë vendosur nënshkrimet për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se do të vendos nesër nëse do të votojë apo jo Qeverinë Hoti pas mbledhjes së kryesisë së NISMA Socialdemokrate.
“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie [Qeverisë Hoti]”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse ka të bëjë vota e tij me “çështje pazaresh”, Shala thotë se kjo nuk qëndron por shton se nesër do t’i bëjë të ditura të gjitha arsyet e vendimit të tij.
“Nuk është çështje e pazarit tim personal, por është çështje e parimeve që lidhet me NISMA-n”, deklaroi ndër të tjera Haxhi Shala./Telegrafi/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...