Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë ftesë publike Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta marrë guximin dhe ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
Ai shtoi se LDK’ja e mbështetë dialogun me Serbinë, por sipas tij duhet që institucionet legjitime të udhëheqin me këtë proces.
“Tarifa e vendosur ndaj Serbisë është një vendim i një Qeverie sovrane. Mirëpo për këtë masë të marrë prej Qeverisë nuk është pyetur LDK’ja fare. Bile ka pasur një garë midis partnerëve të koalicionit për t’i marrë meritat e kësaj takse”, tha Rugova për Klan Kosovën.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, LDK’ja është partia më komode në Kosovë. Por në këtë situatë arrogance, thjeshtë ne hezitojmë të marrim pjesë. Prandaj i bëj ftesë publike Kryeministrit Ramush Haradinaj: Zotri merre përgjegjësinë dhe udhëheq me dialogun. Mirëpo zoti Haradinaj ka deklaruar se ka punë tjera në vend se të merret me dialogun. Prandaj kjo mënyrë e tij është e papërgjegjshme. Ne si LDK thjeshtë jemi për dialog, por jemi që institucionet legjitime të udhëheqin me dialogun”, tha ai.
“Kam dëgjuar se Kryeministri Haradinaj ka thënë disa herë se është i interesuar që ta ndalojë Presidentin Thaçi me idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Prandaj i them merre guximin politik dhe udhëhiqe dialogun për ta ndalur Presidentin Thaçi”, tha Rugova.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...