Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka vazhduar ta thumboj kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Duke ironizuar me kryeministrin që kishte fjetur në seancën e jashtëzakonshme për demarkacion, Avdyli ka thënë se ai mund të mos e ndjej kafshimin e gjarprit, nofkë kjo që kishte Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës.
“Kur fle me gjarprin në një fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret”, shkruan Avdylli në Facebook.
“E kur je në gjumë të thellë, akoma mendon që kafshimi i tij ishte vetëm ëndërr. Derisa të mendon që ishte ëndërr e keqe, helmi i tij ka për të vepruar gjatë gjumit aq shumë sa më kur të zgjohesh s’ke për ti vyer askujt. Flej flej”, thekson ai duke i bashkangjitur këtë fotografi postit të tij

Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...