Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme të Kuvendit propozoi që Rugova të shpallet komunë turistike.
Para deputetëve, ai tha se që nga viti 2012 dora e shtetit në këtë zonë është ndëshkuese, shkruan arbresh.info.
Ai tutje shprehu shqetësimin edhe për bizneset, të cilat tha se nuk po pajisen me leje ndërtimi të mirëfilltë nga shteti.
“Çka bëri shteti i Kosovës për këtë zonë? I mbylli shkollat dhe stacionet shëndetësore. Në mungesë të kushteve, rugovasit u detyruan të shpërngulen nga Rugova. Nga 2 mijë banorë rezidentë sa ishin në vitin 2000, sot janë 400. Të gjitha bizneset që janë ndërtuar në këtë zonë dhe paguajnë taksa të majme për vendin, janë gjysmëlegale”, u shpreh deputeti opozitar.
“Pse ndodhi krejt kjo? Deputetë, ju pyes cili ligj e ruajti këtë pasuri kombëtare-shtetërore? Si deputet i kësaj treve, kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike. Që prona private të shfrytëzohet sipas ligjeve në fuqi. Prona pyjore të menaxhohet bazuar në ligjet. Zonimi hapësinor po ashtu të bëhet në mënyrë korrekte”, shtoi ai./arbresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...