Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj i ka kërkuar qeverisë Kurti të veprojë më shpejt me Ligjin e Pagave si pasojë e ikjes së mjekëve nga Kosova.
Ai ka thënë se mungesa e shpresës dhe perspektivës në vend po i detyron njerëzit të ikin nga Kosova, shkruan arbresh.info.
“Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.”, ka shkruar Dreshaj.
Ai ka thënë se pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativ i kohës.
“Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në këtë situatë”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë:
Ligji i pagave imperativ; Qeveri vepro, vendi po zbrazet.
Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.
Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend.
Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë. /arbresh.info/
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...