Sot Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka vizituar një delegacion gjerman, i prirë nga deputeti dhe njëherësh zëdhënësi nga radhët e partisë FDP, Thomas Hacker, i cili u shoqërua nga Drejtori i Friedrich-Naumann-Stiftung, Markus Kaiser.
Ky delegacion u prit nga drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, znj. Nora Hasani dhe znj. Besarta Hyseni.
Përgjatë takimit, Hasani e informoi deputetin Hacker mbi zhvillimet e fundit ekonomike, shkëmbimin tragtar mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe mbi investimet gjermane që po bëhen në Kosovë.
Në njoftimin për media thueht se një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku pas edicionit të parë që ishte shumë i suksesshëm, këtë vit në muajin tetor do të mbahet edicioni i dytë i Forumit Ekonomik.
Edicioni i parë i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar ka pasur një ndikim mjaftë pozitiv dhe ka zgjuar kurreshtjen e kompanive gjermane për investim në tregun kosovar, ku edhe nga z. Hacker është parë si një mundësi për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ekonomike mes dy vendeve./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim