Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë. Por, pavarësisht pretendimeve të partive politike opozitare, kjo nuk e konteston legjitimitetin e qeverisë së Kosovës edhe pse vota e Arifit ishte e 61-ta.
Kështu ka thënë edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi .
Ai shprehet se aktgjykimi ndaj tij është bërë i plotfuqishëm në legjislaturën e kaluar dhe nuk bartë pasojë juridike në këtë legjislaturë.
“Aktgjykimi ndaj tij është bërë i plotfuqishëm në legjislaturën e kaluar dhe kjo nuk bartë asnjë pasojë juridike në këtë legjislaturë.”, tha Miftaraj për lajmi.net.
Ai ka shtuar gjithashtu se ka shumë deputetë që e kanë të njëjtë rastin por vota e tyre nuk kontestohet.
“Ka shumë deputetë të cilët kanë raste të njëjta dhe vota e tyre nuk kontestohet, për arsye se pasojat juridike pas ekzekutimit të aktvendimit të gjykatës nuk ka”, tha Miftaraj.
Lajmin për dorëzimin e Etem Arifit tek organet e drejtësisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi që ka treguar se deputeti Arifi është dërguar në qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X