Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka ndarë momente nga takimi në Audiencë Private Papa Françeskun.
Përderisa në vend është duke vazhduar debati për listat e fryra të veteranëve, udhëheqësi i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Anton Çuni po hesht. Madje, ai ka shfrytëzuar këtë kohë që të takohet edhe me Papa Françeskun.
Përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, Çuni ka ndarë momente nga takimi në Audiencë Private Papa Françeskun.
“Çdo takim, bisedë dhe shtrëngim dore me Papa Françeskun, është rikonfirmim dhe motivim shtesë i vazhdimit të lutjeve dhe punës për paqe dhe dashuri.
Momente nga takimi në Audiencë Private me Shenjtërinë e Tij Papa Françesku”, ka shkruar Çuni.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër