Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky është projektligji i dytë nga tri sa janë për transformimin e FSK’së në ushtri.
Është votuar projektligji i dytë për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri. Në sallë ishin 98 deputetë, ndërsa pro votuan 98.
Ky ligj përcakton kompetencat, organizimin dhefunksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.
Deputetët kanë votuar edhe projektligjimin për transformimin e Minisrisë së FSK’së në ministri të Mbrojtjes. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...