Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se anëtarët e partisë, që dëshirojnë të dalin nga VV, duhet që të japin dorëheqje edhe nga posti i deputetit.
Haxhiu ka thënë në RTV Dukagjini se nuk ka mundësi që dikush t’i largohet përgjegjësive dhe t’i ruajë privilegjet.
“Unë nuk e kuptoj së pari dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm”, është shprehur ajo.
“Sidomos nga Këshilli i Përgjithshëm. Për shkak se një deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me automatizëm është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm”, ka thënë Haxhiu.
“Pra, deputetët tanë duhet t’i respektojë organet e Lëvizjes Vetëvendosje – dhe nuk mund të ketë dorëheqje nga Këshilli nëse s’ke dhënë dorëheqje nga deputeti”, ka theksuar ajo.
Haxhiu prapë u ka bërë thirrje të dorëhequrve nga postet në parti që të rikthehen në strukturat partiake.
Dita e dytë e Samitit/ Në fokus vota e diasporës dhe përfaqë...
Ministri Hoti merr vendim për fillimin e menjëhershëm të një...
Trump quajti Papën “të dobët”, Irani: Udhëheqja e Papa Leoni...
Belgjika dhe Spanja japin 2 miliardë euro ndihmë për Ukrainë...
Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Ko...
Sot mbahet seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhu...