Deputetëve të Kuvendit të Kosovës u mbetet edhe një jave kohë të mendojnë nëse duan ta votojnë Gjykatën Speciale apo këtë t’ia lënë në duar Këshillit të Sigurimit.
Tashmë zyrtarisht është vendosur që për Gjykatën Speciale, Kuvendi të mblidhet me 29 të këtij muaji, raporton KTV.
Të premten e ardhshme para deputetëve do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të speciales e me gjasë edhe ligji për Gjykatën Speciale.
Gjasat janë që në të njëjtën ditë të futet si pikë e veçantë e rendit të ditës edhe votimi për Forcat e Armatosura.
Thirrjet për konsensus dhe ruajtje të partneritetit ndërkombëtar vazhduan, duke iu kërkuar deputetëve të mendojnë për interesin e shtetit e jo interesat e ngushta politike, përcjell koha.net. Por, opozitarët janë të vendosur, nuk do ta votojnë Specialen. Seanca për Specialen mbeti pas seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, më 26 të këtij muaji.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...