Deputetët do të tentojnë për herë të 36-të, sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Në vazhdimet e deritashme të seancës konstituive nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin për kryetar të Kuvendit.
Tentimi për konstituimin e Kuvendit ka dështuar të shtunën, duke e zgjatur më tej ngërçin institucional në vend.
Si përherë, edhe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-NISMA-n, që ta bëjnë këtë. Por, nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.
Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, një votoi kundër ndërsa abstenime nuk pati.
Ndërkohë çdo përfundim të vazhdimit të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...