Rritjen e numrit të pjesëtarëve nga komunitetet pakicë në Policinë e Kosovës ia kanë kërkuar ministrit Bejtush Gashi deputetët minoritarë.
Sipas deputetit Veton Berisha, që përfaqëson komunitetin egjiptian, përveç numrit të vogël të policëve, shqetësues mbetet edhe numri i të graduarve nga ky komunitet.
Gjithashtu, janë ngritur edhe shqetësime për keqpërdorime nga persona që nuk u përkasin komuniteteve pakicë.
Ministri Gashi bëri të ditur se mbi 17 mijë persona kanë aplikuar, ndërsa nga komunitetet, prijnë ata të komunitetit serb me mbi 800.
Por, sipas Ministrit Gashi, kriteri kryesor, ai për të kaluar pragun prej 70% të testit, nuk mund të anashkalohet.
Pyetje ministrit Gashi nga deputeti i Listës Serbe Zoran Mojsiloviq, i janë bërë edhe për hetimet e zyrtarëve policorë në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicën e Veriut.
Në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ku Gashi ishte i ftuar për raportim, prezent nuk ka qenë asnjë prej deputetëve nga partitë shqiptare.
Në mungesë të kuorumit, pikat e tjera të rendit të ditës kanë mbetur pa u shqyrtuar.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...