Deputetët e Listës Serbe që pas dhënies së betimit me 17 nëntor 2022, asnjëherë nuk kanë qëndruar në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtit vetëm kanë hedhur nënshkrimet çdo gjashtë muaj për të mos e humbur mandatin e deputetit.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot deputetët e LS-së, të cilët siç raporton Arbresh.info, vetëm kanë hedhur nënshkrimin dhe janë larguar nga salla.
Deputetët që po nënshkruaj dhe nuk po i mbajnë seancat janë: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq,
Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq të Listës Serbe dhe Zvelko Velkoviq nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...