Deputetët e Kuvendit të Kosovës prej ditës së martë kanë hyrë në pushim deri në vjeshtë, pas përfundimit të sesionit pranveror.
Debati parlamentar për Dialogun me Serbinë që u mbajt të hënën ka qenë seanca e fundit për këtë sesion.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti në fund të mbledhjes ka mbyllë sesionin pranveror. “Dua t’ju them me këtë rast, që mbylli edhe sesionin pranveror. Mirë u pafshim në fillimin e sesionit vjeshtor sipas rregullave që kemi”, ka thënë Haliti, në seancën e fundit të kuvendit që është mbajtur të hënën.
Mirëpo, në kalendarin e kuvendit të Kosovës, është paraparë që nesër të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare