Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Arben Gashi të cilët po marrin pjesë në takimin e 6-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë (KPSA) në Strasbourg, kanë takuar sot deputetë të Parlamentit Evropian.
Në këto takime, deputetët diskutuan rreth një sërë çështjesh të rëndësishme, pikëpamjet për relacionin në mes të Kosovës dhe BE-së, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Gjithashtu, deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, theksuan qëndrimin e grupit sa përket çështjes së dialogut, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta, i cili dialog duhet të rezultojë me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual.
Po ashtu, deputetët e GP LDK, diskutuan rreth procesit të transformimit të FSK-së në ushtri, si dhe kërkuan mbështetje nga shtetet anëtare për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...