Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur sot vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar për temat e rëndësishme në nivel nacional dhe në atë lokal.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate në faqen zyrtare të GP të AAK-së.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, nisi vizitat në Komunat e Kosovës, duke filluar nga Klina. Qëllimi i këtyre vizitave është diskutimi i çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet politike në vend, zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e projekteve kapitale, mbi të gjitha me buxhetimin për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë./RTK/
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...