Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjobë të akuzuarin për falsifikim të dokumenteve, Feyzullah Taç.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Taç është shpallur, të martën, nga gjykatësja Lumnije Krasniqi, , pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatëses Krasniqi, me rastin e shqiptimit të këtij dënimi gjykata ka marrë parasysh faktin i akuzuari ka pranuar fajësinë në mënyrë vullnetare dhe gjendjen e tij ekonomiko-sociale.
I akuzuari Taç është obliguar të paguajë shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor.
Gjykatësja Krasniqi mori vendim për konfiskimin e pasaportës së Serbisë, dokument i cili ishte përdorur si i vërtetë nga i akuzuari, edhe pse ishte i falsifikuar.
Ajo ka thënë se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.
Në këtë seancë, palët prezantuan edhe fjalën përfundimtare, me ç’rast prokurorja Fatmire Cacaj deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës së ngritur ndaj të akuzuarit Taç, duke i propozuar gjykatës që atë ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Mentor Neziri në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit, të merr parasysh pranimin vullnetar të fajësisë nga i mbrojturi i tij, pendimin për kryerjen veprës penale, faktin se është mbajtës i vetëm i familjes dhe se nga koha e kryerjes kanë kaluar gjashtë vite.
Andaj, sipas avokatit Neziri, këto rrethana janë të atilla që mundësojnë aplikimin e dispozitave për zbutjen e dënimit, duke e lutur gjykatën që të mbrojturit të tij ti shqiptoj një dënim me gjobë.
I akuzuari Taç në fjalën e tij përfundimtare tha se mbështet deklarimet e mbrojtësit të tij.
Pranimi i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurorja Cacaj dhe është aprovuar nga gjykatësja Lumnije Krasniqi, me arsyetimin se ishte bërë në mënyrë vullnetare nga i akuzuari, pas konsultimeve me mbrojtësin e tij si dhe gjen mbështetje në provat dhe shkresat e lëndës.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 21 shkurt 2014, Feyzullah Taç akuzohet se me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, paraprakisht ndryshon dokumentin publik dhe me dije e përdor dokumentin e falsifikuar si të vërtetë.
Gjithnjë sipas akuzës, më 2 shkurt 2013, rreth orës 9:30, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i akuzuari Taç, për të realizuar udhëtimin e tij për në shtetin e Zvicrës, saktësisht në Gjenevë, zyrtarit policor të kontrollimit të dokumenteve në shkuarje, i prezanton Pasaportën e Serbisë, me ç’rast nga eksperti për dokumente dhe dorëshkrime konstatohet se pasaporta kishte ndërhyrje në të dhëna dhe fotografi mbi faqen e të dhënave origjinale.
Me këto veprime, Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Feyzullah Taç me veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 par.2 të KPRK-së.
Vendoset sot gurthemeli për Fakultetin e Mjekësisë në Gjakov...
PGMOL shkarkon gjyqtarin David Coote nga detyra pas skandali...
KE: Rritet mbi 100 për qind numri i kërkesave të pabaza për ...
Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi dëmtoi mikr...
Isni Kilaj mbetet në paraburgim, refuzohet oferta për 40 mij...
FIFPro zbulon 11-shen më të mirë të vitit 2024, dominojnë lo...