Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka dënuar me 3 vjet burg ish-zyrtarin e Agjencisë së Akreditim, Armend Muja për shkak të veprës penale Legalizim i përmbajtjes së rremë.
Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.M. për shkak të veprës penale Legalizim i përmbajtjes së rremë nga neni 403 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë theksohet se i akuzuari Armend Muja, në vitin 2014 në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.
“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest juridiko civil. Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thekson Gjykata themelore e Prishtinës
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...