Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar të pandehurit J.M. me një vit heqje lirie dhe 1.000 euro gjobë për vrasje në tentativë.
Të pandehurit i është shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, e cila masë do të ekzekutohet në Qendrën e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku koha e kaluar në Institucionin e kujdesit shëndetësor i llogaritet në dënimin shqiptuar.
Më datë 11.06.2018, i pandehuri ka plagosur një person me armë zjarri, duke e qëlluar dy herë në bark.
Ai po ashtu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje me çka ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj. Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...