Dy të akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë shpallur fajtorë sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Hamëz Bibaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është dënuar me 6 muaj burgim por dënimi i tij i është zëvendësuar me një gjobë prej 1,000 euro.
I akuzuari tjetër, Mirsad Rexha, i akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, është dënuar me burgim prej 4 muaj, i cili dënim i zëvendësohet me gjobë prej 800 euro.
Paraprakisht, të akuzuarit kanë lidhur marrëveshje me gjykatën për pranim të fajësisë.
Të akuzuarit obligohen t’u paguajnë obligimin të gjithë të dëmtuarve si dhe shpenzimet procedurale.
Sipas aktakuzës, Hamëz Bibaj në dhjetor të vitit 2016 e deri në muajin korrik të vitit 2017, në cilësinë e personit zyrtar ka punuar në zyrën për legalizimin e armëve pranë stacionin policor në Rahovec,raporton lajmi.net.
Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm kandidatëve që kanë aplikuar për t’u pajisur për leje të armëve, u ka kërkuar shuma të parave – të dëmtuarve.
Ndërsa i akuzuari Mirsad Rexha sipas aktakuzës në kohën dhe vendin e njëjtë, si mirëmbajtësi i objektit të stacionin policor në Rahovec, me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Hamëz Bibaj, në atë mënyrë që ka qenë i angazhuar nga komandanti i stacionit policor për futjen e të dhënave në databazë për aplikuesit e armëve dhe ka kërkuar para së bashku me të akuzuarin e parë.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...