Deputetët e Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës janë shpallur fajtorë nga trupi gjykues në këtë rast, për përdorim të armës, gazit lotësjellës, raporton arbresh.info.
Albin Kurti është dënuar me burgim unik 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu 1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj-Bujupi me 1 vit e 6 muaj për veprat penale përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës si dhe Faton Topalli me 1 vit e dy muaj për pengim të personit zyrtar, në rast se të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër gjatë dy viteve që nënkupton se ata janë dënuar e kusht.
Deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzoheshin për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa deputeti Topallii akuzohet vetëm për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Ndërkohë, më 29 dhjetor të vitit që lamë pas, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë pas përfundimit të fjalës përfundimtare të të gjitha palëve mori vendim që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj dy deputetëve, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Ndaj tyre nuk u caktua ndonjë masë tjetër e sigurisë.
Gjatë procesit gjyqësor ndaj katër deputetëve të VV-së, kanë dëshmuar disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2015, deputetët e opozitës në atë kohë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, kanë hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës./ /Arbresh.info.
Java Kundër Korrupsionit/ Kurti: Shkatërruam 146 grupe krimi...
Trurin nuk e plakin vitet, por diçka tjetër: Fakti i fshehur...
Studimi: Një javë detoksifikim nga rrjetet sociale përmirëso...
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë...
Toney i lënduar për pëlqimin e Benitës ndaj Klodit: Nuk dua ...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme