Google ADS

Dënimi i “grupit të Kumanovës” dënim politik

22:05 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

FJALA shpreh shqetësimin për dënimin e të ashtuquajturit “grupit të Kumanovës” me 746 vite burg plus 7 nga ta me burgim të përjetshëm.

Ky vendim i sotëm i Gjykatës së Shkupit është vendim politik dhe dëshmoj edhe njëherë se viktimë e vendimeve të montuara politike në Maqedoni janë shqiptarët.

Ne FJALA kërkojmë një angazhim të faktorit ndërkombëtar në këtë proces mjaft të ndjeshëm dhe të montuar politikisht.
Njëherit thërrasim gjithë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, që të i shfrytëzoj gjithë mekanizmat ligjor juridik që të i ofroj zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë këtij procesi gjyqësor.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni duhet të i mbroj shqiptarët nga dënimet e montuara politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme