Familjarët e viktimave të masakrës në Izbicë, kanë reaguar pasi gjykata shqiptoi dënim me 13 vjet burgim ndaj Muhamet Alidemajt, duke e cilësuar si dënim shumë i ulët, derisa ka paralajmëruar se do të ushtrojnë të drejtën e ankesë.
Familjari Islam Dani ka thënë se personalisht e ka parë e kam parë që iu ka prirë serbëve për të hyrë në fshatin Izbicë.
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës
“Vendimi na duket shumë i ulët, mirëpo gjykata ka marrë vendim edhe çka kemi na me thënë përtej gjykatës. Më anku kemi me u anku, sa kemi me arrit qëllimin tonë, mbetet me u pa.. Kodi penal i Jugosllavisë e përcakton kështu, bie në maksimum. Se për neve edhe 15 vjet normalisht që është pak… Unë personalisht nuk e kam parë që e ka vrarë askënd. Unë e kam parë që iu ka prirë serbëve me hy në fshatin Izbicë. Çka s’e kam parë nuk mundem me thanë që e kam parë duke vrarë. Mirëpo atë ditë në Izbicë nuk ka pasur dasmë, atë ditë janë ndjerë krisma të tenkave, topave, kallashave, pushkëve edhe janë masakruar 137. Edhe dy herë mbasandaj na janë vrarë ka dy-trembëdhjetë. Edhe u djeg krejt fshati Izbicë, edhe u plaçkit. Janë djeg dy të paralizuar në prokolica të traktorit. Nuk mundet me iu ikë ky prej përgjegjësie, as s’mundet me thënë që s’kam qenë unë. Normalisht, familjet që i kanë ndarë, gratë i kanë ndarë, iu ka shtirë thikën në fyt, i ka plaçkitur, i ka rrahur. Kanë dëshmuar këto në gjyq”, tha Dani.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me 13 vjet burgim, Muhamet Alidemajn, të akuzuarin për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë 99-ës ne fshatin Izbicë.
Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999.Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar 130 shqiptarë. /Telegrafi/
LEXO EDHE:
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?