Njohësi i çështjeve evropiane Demush Shasha e ka krahasuar situatën mes Rusisë e Ukrainës me idenë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
LUFTA NË UKRAINË, RAMBO DHE ZAJEDNICA
Ideja e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë ka qenë temë polarizuese në politikën e Kosovës. Kush kish menduar se 4 vite më vonë e njëjta ide do jetë betejë e radhës në mes Rusisë (lindjes) dhe Ukrainës (perëndimit).
Nga viti 2014, Rusia dhe Ukraina janë në luftë për rajonet e Donetskut dhe Luhanskit. Ky është territor i Ukrainës, por me prezencë të lartë të minoritetit Rus. Rusia ka pushtuar këto dy rajone nën arsyetimin se po e mbron minoritetin Rus nga agresioni i shtetit të Ukrainës.
Pas shumë viteve luftë e cila solli 13,000 viktima, atëherë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, e tash President i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier , ka dal me një ide se si të ndalet lufta dhe të kthehet paqja. Ky propozim paqeje u bë i njohur si ‘formula e Steinmeierit’: Forcat ushtarake të Rusisë të tërhiqen, Ukraina të organizoj zgjedhje në këto dy rajone nën mbikëqyrjen e OSBE-së dhe të garantoj status të veçantë për këto dy rajone.
Presidenti i ri i Ukrainës, Zelenskiy, ka mbështet idejen duke argumentuar se e sjell paqen dhe e kthen territorin në fjalë nën kontrollin e Ukrainës. Kundërshtaret e tij politik konsiderojnë se ofrimi i statusit të veçantë për këto dy territore është tradhti dhe kapitullim para Rusisë.
Në këtë kontekst, dje në Paris janë takuar liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës për të diskutuar avancimin e paqes në mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa, ata kanë zhvillu takim në Paris, në Kiev, focrat ushtarake të Ukrainës kanë diskutuar Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, aka Zajednica, dhe non other then, Ramush Haradinaj, aka Rambo.
Tani, nuk e dimë kontekstin dhe natyrën e diskutimit të tyre për Asociacionin dhe Ramushin, por me gjasë nuk ka të bëjë me ndikimin e tyre në ngrohjen globale.
Në gjithë këtë mes, është impresive se çfarë niveli koordinimit kanë forcat e lindjes për të avancuar interesat e tyre, qoftë në Kosovë apo Ukrainë. Rrjedhimisht idetë të cilat në sipërfaqe nganjëherë duken të pafajshme, sikur Asociacioni apo ide të tjera, asnjëherë nuk guxojnë të nënvlerësohen për nga qëllimet e tyre të rrezikshme.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic