Pllakat përkujtimore të dy gazetarëve serbë të zhdukur në vitin 1998 në Rahovec, janë dëmtuar nga persona të panjohur deri më tani për Policinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, ku ka bërë të ditur që patrulla policore në Rahovec ka vërejtur se ishte dëmtuar dhe tërhequr pllaka përkujtimore e dy gazetarëve serb që konsiderohen të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë, raporton lajmi.net.
“Me datë 12.02.2018, në ora 13:55, patrulla policore e stacionit policor në Rahovec ka vërejtur se ishte dëmtuar dhe tërhequr pllaka përkujtimore e dy gazetarëve serb që konsiderohen të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila gjendet në një zonë malore të pa mbikëqyrur. Policia ka marrë të gjitha masat e duhura dhe rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Rahovec në koordinim me prokurorin e shtetit” bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, kjo është hera e gjashtë që po dëmtohet kjo pllakë përkujtimore e vendosur për gazetarët serb, Gjuro Slavuj dhe Sllavko Pereniq, të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C