Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se ka dëmtim të gypit të ujit me diametër fi-200 mm, në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, transmeton arbresh.info.
Në njoftim thuhet se deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte”, rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.
Në fund KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh!/Arbresh.info

Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...