Në orët e pasdites së sotme është dëmtuar një gyp i ujit në lagjen ” Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë.
KRU “Prishtina” përmes një postimi në Facebook njofton se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit deri më tash ishin në vendngjarje për sanimin e tij.
“Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetë të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme”.
Me këtë rast, pa ujë të pijshëm janë lagjja ” Prroi i Njelmët” Zona Industriale ( në afërsi të gypit të dëmtuar) deri te rrethi i lagjes ” Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë.
“Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin”.
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë