Ndërmarrja Publike “Trainkos” Sh.A. njofton se sot në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit, është evidentuar një akt i qëllimshëm dëmtimi i disa vagonëve të sapo riparuar, të cilët qëndrojnë në këtë stacion përkohësisht për shkak të mbylljes së linjës Hani i Elezit – Fushë Kosovë.
Në njoftim thuhet se, vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e Ekonomisë, dhe ende nuk janë vendosur në operim, transmeton Arbresh.info
“Dëmtimi i tyre para përdorimit operacional paraqet një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve për përmirësimin e transportit hekurudhor në Kosovë. Ky akt është një shembull i papërgjegjshmërisë dhe mungesës së ndërgjegjësimit qytetar për ruajtjen e pronës publike. Dëmtimi i aseteve të ndërmarrjes nuk cenon vetëm Trainkos-in si institucion, por gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimeve publike, thuhet në njoftim
Trainkos Sh.A. ka informuar organet kompetente dhe pret që të ndërmerren hetimet e nevojshme dhe të merren masa ndaj personave përgjegjës.
“Ne mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një transporti të sigurt, cilësor dhe modern, dhe kërkojmë nga të gjithë qytetarët bashkëpunim për mbrojtjen e aseteve publike dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...